Telegrafi

Familja Beckham, pushime në jahtin luksoz në Miami

Futbollisti i njohur David Beckham dhe familja e tij kanë vendosur të kalojnë disa ditë pushimi pas festës së Pashkëve.

Së bashku me gruan, Victorian, katër fëmijët e tyre dhe mikun e tyre Marc Anthony kanë shkuar në Miami.

Lexo po ashtu Katërmbëdhjetë yjet e famshëm që janë shfaqur në mënyrë sekrete në filmat tanë të preferuar

Ata janë fotografuar duke shijuar pushimet në një jaht luksoz.

42-vjeçari Beckham tregoi se vazhdon të jetë ende në top formë, dhe se marrja me sport, ka ndikuar pozitivisht tek ai.

Ndërkohë Victoria gjithashtu qëndron mirë me linjat, ndonëse nuk ishet shfaqur me bikini.

Çifti Beckham kanë treguar ndër vite se janë shumë të përkushtuar ndaj fëmijëve, ndërsa kanë ndërtuar një karrierë mjaft të suksesshme secili në fushën e vet. /Telegrafi/