Nuk është një befasi që Marcos Alonso është kthyer në një yll te Chelsea këtë sezon, pasi mbrojtësi i majtë rrjedhë nga një dinasti e futbollit spanjoll që rrjedh nga tri gjenerata.
Spanjolli 26 vjeçar është kthyer në lojtar kyç në formacionin e Antonio Contes në formacionin 3-4-3.
Alonso ka në ADN fitimin e titujve, dhe kjo ka ndodhur për gjenerata.
nuk fillon vetëm nga babai, por nga gjyshi.
Babai i tij Marcos Alonso Pena – i njohur si Marcos – ka luajtur për Barcelonën me yje në krahë si Maradona dhe Gary Lineker, transmeton Telegrafi.
Gjyshi i tij Maros Alonso Imaz – i njohur si Marquitos – ishte një nga emrat më të mëdhenj të Real Madridit që kishte fituar pesë herë garën që sot njihet si Liga e Kampionëve.
Së bashku familja Alonso kanë krijuar një dinasti të madhe të futbollit.
Gjyshi – Marquitos, emri i plotë Marcos Alonso Imaz
I lindur në vitin 1933, mbrojtës, karrierën e filloi te Racing Santander.
Pas dy vitesh dhe performancave të shkëlqyera ra në sytë e Real Madridit de klubi i madh e ofroi.
Ai ka qenë pjesë e një prej skuadrave më të mëdha në histori ku luajti përkrahë emrave të mëdhenj Alfredo Di Stefano dhe Ferenc Puskas, ku fituan pesë Liga të Kampionëve.
Babai– Marcos, emri i plotë Marcos Alonso Pena
Marcos Alonso Pena i lindur në vitin 1959 në Santander, dhe u ble nga Real Madridi pasi babai i tij është legjendë.
Ia luajti edhe me klubin e vetëlindjes Racing Santander.
Ai kaloi te Atletico Madrid në vitin 1982, ndërsa pas disa vitesh e theu rekordin si lojtari më i shtrenjtë spanjoll i asaj kohe ku për të u paguan 150 milionë peseta, rreth 800,000 funte.
Rekordi nuk zgjati shumë pas që Barcelona bleu Diego Maradona për 5 milionë funte.
Djali– Marcos Alonso, emri i plotë Marcos Alonso Mendoza
Marcos Alonso i lindur në Madrid në dhjetor të vitit 1990, dhe si fëmije u bashkua me akademinë e klubit.
Ai ka debutuar me ekipin e parë të Real Madridit, në vitin 2010, ku zëvendësoi Gonzaol Higuainin.
Në atë verë ai kaloi te Bolton për 1.5 milionë euro. Ai luajti 46 ndeshje me klubin anglez dhe kaloi te Sunderland.
Pastaj ai kaloi te Fiorentina ku kishte paraqitje mjaftë të mira.
Lojtari u ble me insistimin e trajnerit të Chelseat, Antonio Conte, ku për të u paguan 24 milionë euro. /Telegrafi/