Telegrafi

Falsifikonte teste të COVID-19 në emër të një laboratori në Prishtinë, arrestohet një person

Foto: Arkiv/Ilustrim

Pronari i një laboratori ka raportuar se një person është duke falsifikuar teste për COVID-19 duke përdorur emrin e laboratorit të tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:10, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi kosovar, pronar i një laboratori, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke falsifikuar testet për Covid 19 duke përdorur emrin e laboratorit të tij. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/