Policia e Kosovës ka arrestuar dy meshkur në Gjilan pasi që kanë falsifikuar patentë shoferët.
Sipas raportit policorë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Me 21.05.2019 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që njëri prej tyre në mënyrë të rreme ka falsifikuar dokumente në këtë rast patentë shofer, lëshuar nga shteti i Austrisë për përfitime personale duke pajisur të dyshuarin tjetër dhe bashkëshorten e tij e cila është pajisur me dokument patentë shofer të R. Kosovës përmes patentë shoferit të falsifikuar të Austrisë.
Me vendim të prokuronit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje “, thuhet në raport./Telegrafi/