Telegrafi

Falsifikoi datën e lindjes shkaku i arritjes së pensionimit

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi që i njëjti kishte falsifikuar datën e lindjes shkaku i pensionimit.

“Me 14.02.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka falsifikuar datën e lindjes në kopjen e Ekstraktit nga Regjistri Qendror i
Gjendjes Civile, me qëllim që të vazhdoj punën edhe për një vit më shumë, për shkak të arritjes së moshës së pensionimit”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/