Rasti i faljes së një të dënuari të dyfishtë, nga ana e kryetarit Gjorge Ivanov, nuk është rasti i vetëm. Tv Telma ka zbuluar edhe rast tjetër më të rëndë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për një rast të një të dënuari për grabitje të rëndë dhe tentimvrasje, me 12 vite burg, ndërkaq me faljen, ka vuajtur vetëm 6 vite.
Ky i dënuar, gjatë grabitjes ka mbajtur pengj në një bastore, në vitin 2014, ka fituar 6 muaj ulje dënimi. Pas dy vitesh, i njëjti person ka fituar falje të plotë nga kryetari Ivanov.
Burime anonime për këtë televizion thonë se para tre vitesh, kryetari ka falur një grua të dënuar, e cila ka qenë në arati. Ajo, bashkë me burrin e saj dhe vëllain, u arrestuan për sasi të mëdhaja armësh të gjetura në shtëpinë e tyre./Telegrafi/