Telegrafi

Falimenton një nga bankat më të mëdha në SHBA

Një nga bankat më të mëdha në SHBA ka falimentuar. Ky është kolapsi më i madh bankar që nga viti 2008.

“Banka Silicon Valley”, një nga bankat më të njohura të Silicon Valley, u mbyll papritur në SHBA. Bizneset startupë dhe kompanitë e kriptovalutave kishin para në të dhe u jepte hua atyre, transmeton Telegrafi.

Ky është kolapsi më i madh i bankës që nga viti 2008. Banka Silicon Valley ishte banka e 16-të në Shtetet e Bashkuara. Klientët tërhoqën 42 miliardë dollarë nga Banka Silicon Valley brenda natës dhe kishte radhë jashtë degëve të bankës.

Problemet e bankës çuan në një rënie të aksioneve në Silvergate Bank dhe First Republic Bank, të cilat gjithashtu u dhanë hua bizneseve fillestare. Tregtimi i aksioneve të tyre gjithashtu u ndal. /Telegrafi/