Site icon Telegrafi

Falimentojnë katër banka në Rusi për shkak të rënies ekonomike

Autoritetet financiare ruse mbyllën sot katër banka, që ishin dobësuar dhe që i shtohen më shumë se 60 bankava të falimentuara këtë vit, për shkak të recesionit ekonomik.

Në disa komunikime, Banka Qendrore e Rusisë shpall heqjen e licencës bankare për RSB 24, banka e 124-t ruse për nga aksionet në 750 që janë gjithsej, por edhe tre bankave të tjera, Banka Rajonale për Zhvillim (280), Banka Rajonale e Kursimit (329) dhe “Mejregionbank” (502) u është hequr licenca.

Banka Qendrore mbylli gjithashtu edhe një organizëm kredidhënës jobankar, “Top Credit”.

Sikurse ndodh zakonisht në falimentimin e bankave, rregullatori justifikon këto falimentime me një nivel të lartë kapitali të lidhur me aksione të cilësisë së ulët.

Muajve të fundit, në Rusi janë mbyllur me dhjetëra banka të vogla, por rrallë ka pasur banka të nivelit të RSB 24.

Sistemi bankar rus u godit fuqishëm nga zhvlerësimi i rublës në fund të 2014-s, ndërkohë që sistemi prej kohësh gjykohej si i dobët, pasi përbëhej nga rreth 800 banka të vogla dhe me praktika shpeshherë të dyshimta.

Autoritetet kishin ndërmarrë para fillimit të krizës një pastrim të sektorit bankar, duke e lehtësuar nga elementët e dobët dhe muajve të fundit është rritur ndjeshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version