Arlind Ajeti është njëri nga lojtarët më të lumtur të Shqipërisë, pasi ka pasur paraqitje fantastike në ‘Euro 2016’.
Mbrojtësi llapjan ndaj Rumanisë është shpallur edhe lojtar i ndeshjes ku ndihmoi Shqipërinë të shënoi fitoren historike në evropian.
Ai ka postuar një video në profilin e tij në Instagram duke falënderuar tifozët shqiptarë për përkrahjen.
“Miqtë e mi të dashur, ju falënderoj përzemërsisht për mbështetjen tuaj”.
“Përkrahja juaj na bëri të lumtur dhe na mbushi zemrat me krenari. Ju dua shumë”, shkroi Ajeti në videon e postuar. /Telegrafi/