Reperi i njohur nga Ferizaji, 2 Ton, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“Faleminderit” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është punuar nga Circket Beats, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar vet artisti.
Kënga është e zhanrit hip hop dhe R&B, teksa është publikuar në YouTube me një insert përmbledhjesh nga koncertet e ndryshme të reperit.
2 Ton ka qenë një emër shumë i kërkuar gjatë vitit nëpër koncerte, gjë që duket ia ka bërë edhe më të lehtë realizmin e këtij klipi.
Ndryshe, ky projekt në njëlloj forme përshkruan edhe suksesin dhe të arriturat në karrierën e tij disa vjeçare si rap-artist.
Ai vazhdon të jetë shumë aktiv në muzikë, duke sjellë për fansat vazhdimisht projekte të reja. /Telegrafi/