MTV EMAs 2021 është zhvilluar sonte ( e diel) në Papp Laszlo Budapest Sportarena në Hungari.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve mblodhi disa prej yjeve më të famshëm në botë, përfshirë Rita Orën, Maluman, Cardi B, Justin Bieber, etj.
Ylli nga Kosova sivjet ka qenë e shoqëruar me partnerin e saj, regjisorin e njohur nga Zelanda e Re, Taika Waititi.
Krijuesja e hitit “Let You Love Me” ka publikuar disa fotografi të reja nga tapeti i kuq, duke përmbledhur disa nga momentet më të mira të mbrëmjes.
“Faleminderit që më ftuat MTV Ema dhe për pritjen e ngrohtë Budapest. Urime Maluma”, ka shkruar ajo derisa duket se ka ndarë çmimin e yllit kolumbian.
Rita edhe këtë herë u sigurua që të jetë në qendër të vëmendjes me kostumin interesant.
Pjesë e këtij evenimenti ka qenë edhe artistja tjetër shqiptare, Dua Lipa, e nominuar për çmimin ‘Artistja më e mirë pop’.
Sidoqoftë, lista e plotë e kësaj ngjarje madhështore nuk është kompletuar akoma edhe pse janë zbuluar disa prej emrave fitues.
Përpos Duas, shqiptarë të tjerë në MTV Europe Music Aëards kanë qenë edhe: Loredana Zefi dhe Gjon Muharremaj. /Telegrafi/