DJ i njohur nga Kosova, PM, javën e kaluar u eliminuara nga gara e Big Brother VIP.
Pajtim Krasniqi (emri i vërtetë) brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri krijoi një njohje me blogeren Sarah Berisha.
Dyshja ndërkohë bënë një marrëveshje për të filluar një romancë dashurie jashtë shtëpisë, për të qenë më larg publikut e kamerave.
Përpara se të dilte nga shtëpia, ylli i Instagramit i kishte shkruar një letër PM ku thuhej: “PM të kam zemër. Do më mungojnë puthjet e tua me pështymë. Faleminderit për gjithçka që më dhurove këtu brenda.
DJ duket ta ketë pranuar letrën dhe se vendosi ta ndante me ndjekësit e tij në InstaStory.
Ai etiketoi Sarën duke i vënë një ‘emoji’ me motive dashurie, që siç tregon e ka vlerësuar këtë gjest të blogeres shqiptare.
Krahas PM, DJ Dagz po vazhdon qëndrimin në shtëpi me përzgjedhjen e publikut si garues i vetëm.
Banorët garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh dhe do të dalin nga shtëpia në muajin janar. /Telegrafi/