Site icon Telegrafi

“Faleminderit për fejesën, martesën”, Dafina Zeqiri ironizon me komentuesit

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë ndër më të komentuara në rrjete sociale.

Në disa postime të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka publikuar disa fotografi, ku shihet me veshje tradicionale.

Përmes tyre, Dafina ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, ndërsa kishte ndërthurur veshjen tradicionale me atë moderne.

Por, shumë prej komentuesve dhe faqeve rozë e kanë keqkuptuar mesazhin, duke pretenduar se ajo po martohet.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri sjell pamje të reja nga klipi i ri, shfaqet e mrekullueshme me veshje tradicionale

Me këtë rast, bukuroshja shqiptare në një postim ka grumbulluar të gjitha komentet dhe titujt e lajmeve, duke ironizuar me pas me to.

“Faleminderit për fejesën, faleminderit për martesën, caktoni datën dhe më dërgoni ftesën”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive.

Këto fraza janë pjesë të shkëputura nga kënga e saj “Time Out”, e realizuar rreth gjashtë vite më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version