Telegrafi

“Falem pesë herë në ditë” – banori i Big Brother VIP Albania 3 që e praktikon fenë islame që 18 vite

Foto: Screenshot/YouTube

Kompozitori, producenti e artisti i njohur, Ervin Gonxhi, u bë po ashtu pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ai ishte në “Threedots” shumë vite më parë, ndërkohë që ka realizuar këngë e hite të shumta.

I njëjti momentalisht është pjesë e ‘Batalionit B13’, bandës së parë të muzikës orientale në Shqipëri.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksa u pyet për hyrjen e tij në BBVA 3, Ervini mes tjerash tha që është praktikues i fesë islame që 18 vjet.

Në bisedën me moderatorin Ledion Liço, ai tha se do t’i falë edhe brenda pesë vaktet.

Lexo po ashtu Lista me 18 banorët që u futën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3

Prezantuesi në anën tjetër tha se produksioni e respekton këtë dhe se ka një vend të veçantë për të kryer ritet fetare.

Foto: Screenshot/YouTube

Ervini theksoi gjithashtu se do të ketë gjithnjë në ushqim e po ashtu edhe në pije, marrë rastin që në shtëpi shpesh ka edhe festa dhe përfshihet alkooli.

“Çdo njeri ka prirjet e veta dhe udhëzimet e veta në jetë. Unë kam timin dhe do të mundohem ta respektoj timin, do t’i respektoj edhe të tjerëve kështu që nuk më përbën absolutisht asnjë lloj problemi. është kënaqësi”, u shpreh ai. /Telegrafi/