Kompozitori, producenti e artisti i njohur, Ervin Gonxhi, u bë po ashtu pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ai ishte në “Threedots” shumë vite më parë, ndërkohë që ka realizuar këngë e hite të shumta.
I njëjti momentalisht është pjesë e ‘Batalionit B13’, bandës së parë të muzikës orientale në Shqipëri.
Teksa u pyet për hyrjen e tij në BBVA 3, Ervini mes tjerash tha që është praktikues i fesë islame që 18 vjet.
Në bisedën me moderatorin Ledion Liço, ai tha se do t’i falë edhe brenda pesë vaktet.
Prezantuesi në anën tjetër tha se produksioni e respekton këtë dhe se ka një vend të veçantë për të kryer ritet fetare.
Ervini theksoi gjithashtu se do të ketë gjithnjë në ushqim e po ashtu edhe në pije, marrë rastin që në shtëpi shpesh ka edhe festa dhe përfshihet alkooli.
“Çdo njeri ka prirjet e veta dhe udhëzimet e veta në jetë. Unë kam timin dhe do të mundohem ta respektoj timin, do t’i respektoj edhe të tjerëve kështu që nuk më përbën absolutisht asnjë lloj problemi. është kënaqësi”, u shpreh ai. /Telegrafi/