Site icon Telegrafi

Falë sondës Rover Perseverance, shkencëtarët kanë mësuar se tingulli në Mars udhëton më ngadalë

Rover Perseverance që gjendet në Mars, ka ndihmuar shkencëtarët e NASA-s që të zbulojnë se tingulli në Planetin e Kuq udhëton më ngadalë.

Që kur fluturoi në Mars pothuajse një vit më parë, Rover Perseverance, sonda e NASA-s përdor mikrofonat e saj për të regjistruar tinguj në Planetin e Kuq, përfshirë erërat e forta dhe tingullin e helikopterit Ingenuity që fluturon në atmosferën e saj, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, tani këto regjistrime i kanë ndihmuar shkencëtarët të zbulojnë se tingulli udhëton më ndryshe në Mars sesa në Tokë.

Në hulumtimin e botuar në revistën Nature, shkencëtarët kanë theksuar se kanë konstatuar se mungesa e dyoksidit në atmosferën e Planetit të Kuq, ndikon në tingullin që udhëton me ngadalë.

Në Tokë tingulli zakonisht udhëton me shpejtësi prej 1.235 kilometra në orë. Megjithatë, shkencëtarët konstatuan se këto tone të ulëta në Planetin e Kuq lëvizin me shpejtësi prej rreth 864 kilometra në orë.  /Telegrafi/

Exit mobile version