Telegrafi

“Falcao e Mbappe sikurse Dybala dhe Higuain”

Mbrojtësi i Monacos, Kamil Glik, ka thënë se sulmi i skuadrës së tij i përbërë nga dyshja Kylian Mbappe dhe Radamel Falcao, janë të njëjtë me dyshen e Juves, Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain.

Monaco do të përballet me Juventusin të mërkurën në mbrëmje, ndërsa Glik ka folur për sulmuesit që luajnë me të.

“Mbappe? Ai është i qetë dhe me këmbë në tokë. Së bashku me Falcaon, që është kthyer në nivelet e larta, ata janë njëjtë me dyshen Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala, sa u përket numrave” .

“Nuk e pëlqej që t’i krahasojë lojtarët pasi janë plotësisht ndryshe, por nëse shënon aq shumë gola do të thotë se je i fortë”, thotë Glik për Mbappen.

“A jeni sikurse Leicesteri? Monaco gjithmonë dëshiron që ta fitojë kampionatin dhe krahasimi me Leicesterin nuk më duket i duhuri. Sa i përket Ligës së Kampionëve, ndoshta”, ka thënë Glik. /Telegrafi/