Telegrafi

“Më fal, Arbana…”, Luizi e vë në siklet Ledion Liçon kur e ngatërroi me ish-moderatoren e Big Brother – pamjet bëhen virale

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli ka qenë i ftuari special në Prime-in e së shtunës të edicionit të tretë të këtij formati.

Me shumë sharmë e dinamik në vete, Luizi sërish ishte protagonist i këtij spektakli; ndonëse më pak se një vit kanë kaluar prej se u kurorëzua fitues.

Por, një moment kulminant në mbrëmjen e së shtunës ishte momenti kur Luiz Ejlli ngatërroi moderatorin Ledion Liço, me Arbana Osmanin, njëherësh moderatorja edicioneve të kaluara në BBVA.

Foto: Luiz Ejlli dhe Ledion Liço / Top Channel

Derisa, këngëtari shkodran po jepte një mendim për lojën e konkurrentëve brenda shtëpisë, gjatë një bashkëbisedimi të gjatë me moderatorin Liço, ai tha: “Më fal, Arbana…”.

Por, Luizi e përmirësoi menjëherë veten dhe tha: “Më fal Ledion”. Ky i fundit pati një reagim të sikletshëm dhe tundi menjëherë kokën me një shprehje mosbesimi në fytyrën e tij. /Telegrafi/