Site icon Telegrafi

Fakulteti Filologjik përfshihet nga zjarri

Një pjesë e objektit të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, është kapluar nga zjarri.

Thuhet se kjo ka ndodhur si pasojë e djegieve të kontejnerëve të cilat ndodhen afër objektit të fakultetit, raporton Telegrafi.

Zjarrfikësit janë duke kryer punën e tyre, duke shuar kështu zjarrin që përfshiu objektin e fakultetit.

Sipas dëshmitarëve të rastit, nuk ka të lënduar mirëpo vetëm dëme materiale.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ekipet policore dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.

Sipas saj, sapo e kanë marr informatën në orën 15:20 policia ka dal në vendin e ngjarjes.

“Dëme materiale ka, mirëpo për të lënduar ende nuk është raportuar”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi/

Exit mobile version