Sigurisht se kur ndërtoni shtëpi të re apo dëshironi të bëni ndonjë ri-modelim në vendbanimin aktual, një prej gjërave për të cilat duhet të mendoni janë edhe pllakat e dyshemesë!
Duke marrë parasysh rëndësinë që pllakat e dyshemesë e kanë në shtëpi, ne ju sjellim disa fakte argëtuese dhe interesante.
– Mënyra më e mirë për t’i pastruar pllakat është duke krijuar një përzierje të ujit të vaktë me uthull.
– Arabët thuhet se e kanë pruar në Evropë përdorimin e pllakave. Dhe me to ata kanë dekoruar ndërtesa madhështore, siç është edhe Xhamia Cordoba dhe Alhambra në Granada.
– Pllakat janë zgjedhja e parë për muret e tualeteve sepse janë shumë të lehta për t’u pastruar dhe janë rezistente ndaj ndryshkut e mykut.
– Pllakat e porcelanit kushtojnë më shumë sesa të qeramikës, por janë më të forta.
– Pllakat duhet të instalohen në një sipërfaqe të rrafshët, në të kundërtën do të thyhen ose dobësohen përgjatë kohës.
INFO EKSTRA!
Për ta bërë përzgjedhjen më të mirë të pllakave – pra për ta gjetur modelin ideal që duket e bukur dhe mirëmbahet lehtë, më së miri është të konsultoheni me ekspertët e kësaj fushe.
Ekspert i kësaj fushe është Lutian Home, të cilët si qendra më moderne e hidro-sanitarisë, ju tregojnë për secilën pllakë benefitet dhe të metat e veta.
Prandaj, duke marrë parasysh se Lutian Home ofron shumëllojshmëri opsionesh dhe ju ndihmon ta bëni përzgjedhjen e duhur, mos hezitoni dhe kontaktoni.
Për më shumë informacione, kontaktoni Lutian Home në:
Facebook: Lutian Home
Nr. Tel: +383 46 123 900
Ueb sajt: http://www.lutianhome.com/