Rojat e nderit të mbretërisë britanike, që janë përgjegjës për ruajtjen e arkivolit të Elizabeth II, janë fotografuar duke pushuar gjatë pauzës.
Rojet e nderit të pallatit mbretëror janë të njohur me nofkën “beefeaters”, dhe kanë pasur një detyrë të veçantë, transmeton Telegrafi.
Ata janë përgjegjës që për 24 orë të kujdesen për arkivolin që u vendos në pallatin e Westminster, ku çdo 20 minuta ndërroheshin gjatë orarit gjashtë orësh.
Në Twitter po qarkullojnë fotografitë, që shfaqin rojat gjatë pauzës duke u çlodhur në karrige dhe me gjysmën e rrobave zyrtare të zhveshura.
The UK Armed Forces are continuing to honour their Commander-in-Chief of 70 years, Her Majesty The Queen, as they stand vigil alongside The King's Body Guard. pic.twitter.com/1iJi4xGGbJ
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) September 18, 2022
Ndryshe, për disa roja të angazhuar në këtë mision ka qenë një punë e rëndë, pasi në disa raste janë parë duke u rrëzuar dhe humbur vetëdijen nga lodhja.
Paga për një pozitë të tillë për një vit sillet rreth 30 mijë funte, e përveç punës u garantohet edhe apartamenti – ku shumë akomodohen në to me familjet e tyre.
Por nga këto roje kërkohet që fillimisht të kenë 22 vite përvojë si ushtarak, dhe kandidati gjithashtu duhet të ketë medalje për shërbimin shumëvjeçar dhe sjelljet e mira.
Ata zakonisht punojnë 37 orë në javë, dhe shpesh edhe gjatë vikendeve. Pushimi i tyre vjetor zgjat 24 ditë, ku me kalimin e viteve si përvojë pune në roje nderi këto ditë të pushimit shtohen. /Telegrafi/