Wanda Nara është gruaja dhe agjentja e Mauro Icardit, edhe pse ajo është më e famshme kryesisht për publikimin e fotografive të ndryshme sa edhe provokuese në rrjete sociale.
Ajo cilësohet si një ikonë e medieve argjentinase, agjente futbolli, prezantuese televizive dhe modele.
Wanda u martua me sulmuesin argjentinas, një futbollist profesionist, në vitin 2014, ndonëse hoqi dorë nga ish-shoku i skuadrës dhe miku i Icardit, Maxi Lopez, për të nisur një lidhje me futbollistin 28-vjeçar.
Mauro Emanuel Icardi (emri i plotë) është një futbollist argjentinas i cili luan si sulmues për klubin e Ligue 1 Paris Saint-Germain dhe kombëtaren e Argjentinës.
Dyshja e popullarizuar u martuan në maj 2014 në një ceremoni të vogël në Buenos Aires. Ashtu si i shoqi, edhe Nara vjen nga Argjentina.
Nara ka qenë më parë e martuar me ish-bashkëlojtarin e Icardit, Maxi Lopez, me të cilin ka tre fëmijë.
Divorci i Narës dhe Lopez u finalizua në nëntor 2013, vetëm disa muaj para se ajo të martohej me Icardin. Kujdestaria e fëmijëve iu dha biondes nga gjykata, derisa çifti akuzuan njëri-tjetrin për tradhti bashkëshortore.
Më poshtë u sjellim më shumë fakte rreth Wanda Nara, gruas së mrekullueshme të Mauro Icardit:
Ditëlindja: 9 dhjetor 1986
Kombësia: Argjentinase
Mosha e Wanda Naras: 34 vjeçare
I njohur si: Vanda Nara, Βάντα Νάρα
Lindur në: Boulogne Sur Mer
E famshme si: Modele dhe gruaja e Mauro Icardi
Bashkëshorti/Ish-: Mauro Icardi (2014), Maxi Lopez (2008–2013)
Vëllezërit e motrat: Zaira Nara
Fëmijët e Wanda Narës: Benedicto Lopez, Constantino Lopez, Francesca Icardi, Isabella Icardi, Valentino Lopez. /Telegrafi/