Menstruacionet i dobësojnë aftësitë njohëse
Marramendjet, dhimbjet e shpinës dhe ato abdominale, mund të ndryshojnë mënyrën se si një femër mendon dhe ndjehet duke i zvogëluar aftësitë e saja njohëse, transmeton Telegrafi.
Menstruacionet mund ta ndryshojnë zërin
Ndryshimet hormonale që lidhen me ciklin menstrual mund të sjellin shumë ndryshime dhe ta ndryshojnë edhe zërin e një gruaje. Qelizat nga laringu dhe vagjina besohet se janë receptorë të njëjtë hormonal. Një studim ka dëshmuar se meshkujt mund ta identifikojnë zërin e një gruaje kur ajo është gjatë periudhës së menstruacioneve.
Meshkujt tërhiqen më pak nga gratë që janë me menstruacione
Meshkujt kanë një ndjesi tjetër të aromës kur është fjala për ciklin menstrual. Studime të ndryshme me kafshë kanë treguar se nivelet e testosteronit të meshkujve ndikohen nga aroma e grave, e veçanërisht kur ajo është në fazën e menstruacioneve.
Gratë mund të mbesin shtatzënë edhe gjatë menstruacioneve
Gratë që bëjnë seks gjatë menstruacioneve duhet të mbajnë mend se mund të mbesin shtatzënë. Gratë të cilat kanë një cikël mes 28 deri 30 ditë kanë më pak mundësi të mbesin shtatzënë.
Ndërsa gratë të cilat kanë cikle më të shkurtra, kanë mundësi më të madhe të mbesin shtatzënë më shpejt. /Telegrafi/