Emisioni “Reload” në RTV Dukagjini di herë pas here të sjell shumë befasi për shikuesit, duke transmetuar intervista spontane.
Sot (e martë), gazetari Durim Xhema, teksa po realizonte intervistën e tij në ambient të hapur në kryeqytet, ka kapur në mënyrë të rastësishme reperin Fajk teksa kalonte me veturë.
Ai nuk ka humbur shansin t’i bëjë atij një pyetjet për projektet e radhës, nga ku edhe nxori ekskluzivitetin se së shpejti Fajt do të vijë me një duet tepër të veçantë.
Bëhet fjalë për reperin e njohur S4MM, me të cilin Fajt pritet të sjellë së shpejti këngën e re.
Fajt ndodhej në veturë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij, kur befas u ndalua për intervistë.
Përgjigjet e tij spontane bënë që audicienca të përjetojë disa çaste argëtimi, duke parë nga afër jetën e yjeve në përditshmëri. /Telegrafi/