Visar Ymeri, Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti janë pritur në takim nga eurodeputetët Tanja Fajon dhe Knut Fleckenstein.
Në takim u diskutua për procesin zgjedhor në Kosovë, rezultatet e zgjedhjeve dhe formimin e qeverisë së re, sipas njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Po ashtu përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet të kenë njohur eurodeputetët me me prioritetet e programit të tyre qeverisës dhe me faktin se tani janë partia më e madhe në vend.