Telegrafi

Fajon i gëzohet lajmit për rekomandimin pozitiv për vizat për Kosovën

Menjëherë pas lajmit se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, ka ardhur edhe reagimi i raportueses për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon.

Përmes një postimi në Twitter, Fajon ka thënë se kjo ka ardhur falë punës dhe përpjekjeve, edhe të institucioneve në Kosovë.

“Punë e mrekullueshme! Urime, miq të dashur. Ne kemi sjellë liberalizimin e vizave në agjendën e institucioneve të BE-së. Puna juaj e madhe dhe përpjekjet janë njohur dhe vlerësuar”, ka shkruar Fajon. /Telegrafi/