Raportuesja për Kosovën si dhe eurodeputetja, Tanja Fajon ka thënë se ka shpresuar që çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe liberalizimi i vizave do të zgjidhen brenda këtij mandati në Parlamentin Evropian.
Fajon përmes një postimi në Twitter, u bëri thirrje të gjithë përgjegjësve që të veprojnë në zgjidhjen e këtyre dy proceseve.
“Unë me të vërtetë kam shpresuar që të dyja proceset – dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, do të zgjidhen gjatë këtij mandati të Parlamentit Evropian!. Në vend të kësaj të dyja proceset janë ende të bllokuara! U bëjë thirrje të gjithë përgjegjësve të veprojnë!”, ka shkruar Fajon.
Ajo këto komente i bëri gjatë takimit të 6 të KPSA-së,që po mbahet në Strasburg në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ku po marrin pjesë edhe deputetë nga Kuvendi i Kosovës. /Telegrafi/
I genuinely hoped that both – the Dialogue between Belgrade and Priština and visas for Kosovo citizens – are resolved still in this @Europarl_EN mandate! Instead, both are still blocked! Call on all responsible to act! 6th #sapc #eu #kosovo meeting in Strasbourg #EPlenary pic.twitter.com/9qrJqw8xC8
— Tanja Fajon, mag. (@tfajon) February 14, 2019