Site icon Telegrafi

Fajësonte komunitetin LGBT dhe martesat e të njëjtës gjini për përhapjen e COVID-19, kreu i kishës ortodokse në Ukrainë infektohet me coronavirus

Kreu i kishës ortodokse në Ukrainës, patriarku Filaret, 91-vjeç, i cili pretendonte se për pandeminë e COVID-19 duhet fajësuar martesat e të njëjtës gjini, është infektuar me coronavirus.

Patriarku ka rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë një testimi rutinor, kurse mediat lokale raportojnë se ai ka inflamacion në mushkëri, transmeton Telegrafi.

Në profilin zyrtar të kishës ortodokse të Ukrainës, thuhet se Filaret është duke u trajtuar në spital për shkak të coronavirusit.

Ndryshe, Filaret për “shfaqjen” e virusit kishte fajësuar komunitetin LGBT. Madje thoshte se pandemia është “ndëshkimi i Perëndisë për mëkatet e njerëzimit”.

“Mendoj për martesat e të njëjtës gjini”, pati deklaruar me plotë mllef patriarku Filaret. /Telegrafi/

Exit mobile version