Samanta Karavella gjithnjë sigurohet që të sjellë goditjen e duhur për skenën muzikore.
Një prej pak femrave të estradës që në muzikën modern sjellë hite ka zgjedhur Ermal Fejzullahun për bashkëpunimin e fundit.
Edhe kjo zgjedhje duket të ketë qenë shumë e saktë dhe shumë më vend.
Bukuroshja me këngën e re të realizuar nga Alandy në muzikë dhe në tekst të Fifit ka rrëmbyer zemrat e publikut.
Klipi është realizuar nga Max Production, një prej produksioneve më të mira shqiptare të klipeve.
Videoklipi ka arritur afro katër milionë klikime në vetëm tri javë të publikimit të tij.
“Faj” pason paraqitjen e suksesshme të Samantës në Këngën Magjike, ku ajo ishte pranë një triumfi të madh me baladën po ashtu shumë të pëlqyer nga publiku. /Telegrafi/