Site icon Telegrafi

Fadil Berisha publikon fotografinë e parë të pasluftës, kur dy modelet shqiptare pozonin me flamur pranë KFOR-it

Foto: Fadil Berisha/Instagram

Fotografi i njohur Fadil Berisha ka hapur arkivin e tij të fotografive, duke publikuar imazhe të rralla që kishte realizuar shumë vite më parë.

Një të tillë ai e ka sjellë së fundmi, dhe bëhet fjalë për kohën kur Kosova sapo ishte çliruar pas përfundimit të luftës.

Dy modelet në atë kohë Edona Sllamniku dhe Drenusha Latifi (tani edhe këngëtares), kishin pozuar me flamurin kombëtar pranë forcave të armatosura të KFOR-it.

“Menjëherë pas luftës, kërkimi im i parë i modeleve në Kosovë me Fokus TV në Gjermani, dy modelet u përzgjodhën të jenë Drenusha Latifi dhe Edona Sllamniku”, ka shkruar Fadil Berisha në Instagram.

Përndryshe, fotografia në fjalë ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit, për arsye se ajo tregon gëzimin dhe triumfin e përjetuar nga kosovarët pas mbarimit të luftës.

Ndërkohë, Drenusha Latifi e ka cekur në disa intervista se Fadil Berisha e kishte shtyrë drejt një karriere të suksesshme për t’u bërë modele në vitin 1999.

Lexo po ashtu Drenusha Latifi: Ju rrëfej jetën time të re larg muzikës, gjithçka ndryshoi me ardhjen në jetë të fëmijëve të mi

Më pas, ajo u kthye në Kosovë dhe përveç modelimit, vazhdoi karrierën e saj si këngëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version