Telegrafi

Facundo Gonzalez për testet mjekësore te Juve para kompletimit të transferimit

(Foto: Twitter/Calciomercato)

Facundo Gonzalez ka arritur në J-Medical mëngjesin e të hënës për t’i kryer testet mjekësore para kompletimit të transferimit te Juventusi.

Mbrojtësi uruguaian po i bashkohet Zonjës së Vjetër për një shumë të ulët, ndërmjet 350.000 dhe 400.000 euro, ndërsa në marrëveshje janë përfshirë edhe shtesa për një total prej tre milionë eurosh.

Njëherësh, është përfshirë edhe një klauzolë, nga e cila Valencia do të përfitojë 20 për qind nga shitja e ardhshme e futbollistit.

Gonzalez është i gatshëm të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Juventusin me përfitime vjetore prej 600.000 eurosh neto.

20-vjeçari konsiderohet lojtar për të ardhmen, prandaj nuk do të qëndrojë te Bianconerët pas nënshkrimit të kontratës, por do të huazohet te ndonjë klub më i vogël.

Sipas Calciomercato.com, Salernitana, Hellas Verona dhe Monza, kanë shprehur interesim për huazimin e tij. /Telegrafi/