Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është komentuar shpesh herë për ngjashmërinë e saj me super yllin Kim Kardashian.
Ajo madje në një set fotografik të realizuar vitin e kaluar në studion e parukierit Kaci dhe grimeres Sellma, realizoi një dukje e cila ishte tërësisht e ngjashme me atë të Kim Kardashianit në MET Gala 2019.
Edhe vet Fjolla e kishte pranuar se ishte frymëzuar nga Kim për këtë transformim, teksa edhe në disa prej paraqitjeve të saj në klipe është dukur si sipërmarrësja me famë botërore.
Teksa i ngjan jashtëzakonisht në pamje, duket se kjo ka bërë që edhe rrjetet sociale ta detektojnë fytyrën e saj me atë të 40-vjeçares Kardashian.
Në një fotografi rastësore të publikuar nga një përdorues i rrjetit social Facebook, ku shfaqet një fotografi i Kimit nga vizita e saj në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar, Facebook e etiketon fytyrën e Kimit sikur të ishte ajo e Fjolla Morinës.
Duke qenë se Facebook ka mekanizmat që të njohë përafërsisht fytyrat e njerëzve dhe të mundësojë etiketimin e tyre pasi i ka njohur ato, duket se ngjashmëria e Fjollës me Kimin ka bërë që edhe rrjeti social t’i ngatërrojë këto dy fytyra, që në pamje të parë duken tepër të ngjashme.
Duke njohur profilin e vërtetë dhe të konfirmuar të këngëtares shqiptare, i cili është e ndjekur nga mbi 16 mijë njerëz në Facebook dhe ka një numër të madh miqsh, skaneri i Facebookut duket se nuk është në gjendje ta dallojë atë nga fytyra e Kim Kardashianit. /Telegrafi/