Një numër prej gati 4000 faqesh dokumentesh të brendshme konfidenciale të Facebook thuhet se janë bërë publike, duke hedhur dritë të paparë në punën e brendshme të gjigantit të rrjeteve sociale.
Sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, të mërkurën, reporteri hetues Duncan Campbell lëshoi një numër të madh të postimeve elektronike, raporteve dhe dokumenteve të tjera të ndjeshme nga fillimi i vitit 2010 që detajojnë qasjen e brendshme të Facebook-ut ndaj intimitetit dhe mënyrën se si funksionoi me zhvilluesit e aplikacioneve dhe trajtoi qasjen e tyre në të dhënat e përdoruesve.
Po sipas këtij mediumi, dokumentet u përpiluan fillimisht si pjesë e një procesi gjyqësor që Six4Three ngriti kundër Facebook për ndërprerjen e qasjes së aplikacionit të saj në platformën e zhvilluesit.
Megjithëse dokumentet duhej të mbeteshin “të mbyllura” – ato u zbuluan.
Siç thuhet tutje, disa nga dokumentet tashmë ishin bërë publike para të mërkurës.
Dhe para se ai të fusë të gjithë dokumentet në domenin publik, Campbell i ndau me gazetarët në NBC News dhe të tjera media, të cilët më pas publikuan disa histori për to.
Facebook ka luftuar fuqishëm kundër lëshimit të dokumenteve, duke argumentuar se ato nuk paraqesin një pamje të ekuilibruar të aktiviteteve të saj.
Në një deklaratë me email, një përfaqësues i kompanisë i ka thënë Business Insider: “Këto dokumente të vjetra janë nxjerrë jashtë kontekstit nga dikush me një agjendë kundër Facebook, dhe janë shpërndarë publikisht me një mospërfillje të plotë ndaj ligjit amerikan”.
Mediumi në fjalë tregon disa nga zbulimet kryesore nga hedhja e dokumenteve, përfshirë raportet e publikuara nga rrjedhjet e mëparshme.
Në këtë drejtim, ndër tjerash thuhet se bëhet fjalë për Facebook planifikoi të spiunojë vendndodhjet e përdoruesve të Android.
Duke cituar dokumentet, Computer Weekly raportoi në shkurt se “Facebook planifikoi të përdorë aplikacionin e saj Android për të gjetur vendndodhjen e klientëve të saj dhe për t’i lejuar reklamuesit të dërgojnë reklama politike.
Gjithashtu, Facebook ka ushtruar kontrollin mbi të dhënat e përdoruesve për të “penguar” rivalët si YouTube, Twitter dhe Amazon. /Telegrafi/