Site icon Telegrafi

Facebook thotë se punëtorët e kompanisë mund të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia

Facebook thotë se punonjësit e kompanisë mund të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia, edhe pse gjigantët e tjerë të teknologjisë duket se nuk po i qëndrojnë më kësaj ideje.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, kompania e medieve sociale thotë se mendon që puna në distancë është “e ardhmja”.

Njerëzit me role të pranueshme në Facebook mund të aplikojnë për punë të përhershme në distancë, me kusht që ajo të miratohet nga menaxherët.

Në anën tjetër, në një konferencë në tetor, shefi ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella, tha se mungesa e ndarjes midis jetës private dhe punës do të thoshte se “ndonjëherë të dukej sikur po fle në punë”.

Muajin e kaluar, Google njoftoi se do të rregullonte orarin e saj për t’i kthyer njerëzit përsëri në zyrë. /Telegrafi/

Exit mobile version