Telegrafi

Facebook shton në Portal mundësinë e sinkronizimit të buzëve të njëjtë sikurse te TikTok

Deri më tani, shitje e pajisjeve Portal nuk kanë qenë aq të kënaqshme, derisa Facebook është bazuar në një opsion të suksesshëm te TikTok, që është sinkronizimi i lëvizjes së buzëve.

Njëjtë sikurse në këtë platformë, shfrytëzuesit e Portal mund të imitojnë këngët nëpërmjet opsionit Mic Drop, kur janë duke realizuar video telefonata, transmeton Telegrafi.

Ky opsion, është lansuar krahas disa përditësimeve që ka bërë Facebook në Portal, si dhe sistemit të lidhjes së kamerave.

“Me anë të Mic Drop, mund të këndoni së bashku këngët e preferuara, sikur të jeni duke përdorur ndonjë opsion të realitetit të shtuar”, ëshë thënë lidhur me këtë opsion.

Lip Sync Live është opsioni i ngjashëm, të cilin Facebook e ka provuar disa vite më parë, që mundësonte përdoruesve të sinkronizojnë buzët, derisa shkëmbenin biseda.

Deri më tani, nuk dihet nës Mic Drop, do të ketë të njëjtën listë të këngëve sikurse Lip Sync Live, por dihet se Facebook ka patentuar për një kohë të gjatë, këngët më të popullarizuara nga produksione të famshme.

Krahas ndryshimeve në Portal, Facebook e ka lansuar edhe Portal TV, që pritet të ketë shitje të duhura. /Telegrafi/