Site icon Telegrafi

Facebook planifikon të lansojë syzet që lidhen me telefona të mençur

Facebook ka bërë të ditur se do të lansojë syzet e mençura vitin e ardhshëm, të cilat mund të lidhen edhe me telefonat e mençur si pjesë e një aleance me titanin e syzeve EssilorLuxottica.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, syzet e markës Ray-Ban, një lëvizje nga Facebook, është një hap i hershëm në një projekt për të krijuar syze futuriste që shtojnë pamje në botën reale me të dhëna ose grafikë nga interneti, sipas shefit ekzekutiv Mark Zuckerberg.

“Ata do të jenë hapi tjetër në rrugën drejt syzeve të realitetit të shtuar, dhe ato duken mjaft mirë”, tha Zuckerberg në një prezantim të hapur duke hapur një konferencë zhvilluesish kushtuar platformës së saj të realitetit virtual Oculus.

Gjithsesi, specifikimet teknike të syzeve inteligjente që do të prodhohen nga firma franko-italiane nuk janë zbuluar ende.

Zuckerberg shpjegoi se inxhinierët në një ekip të Projektit Aria po eksperimentojnë me syzet.

Partneriteti do të bashkojë aplikacionet dhe teknologjitë e Facebook me markat Luxottica dhe teknologjinë e lenteve Essilor në syzet inteligjente që futen në internet për të ndihmuar njerëzit “të qëndrojnë të lidhur me miqtë dhe familjen”.

“Ne po hapim rrugën për një brez të ri të produkteve të destinuar të ndryshojnë mënyrën se si ne e shikojmë botën”, ka thënë shefi i Luxottica, Rocco Basilico.

Megjithatë, Zuckerberg paralajmëroi se ka ende shumë për të bërë për të përsosur syzet me stil të mbushura me aftësi të sofistikuara. /Telegrafi/

Exit mobile version