Telegrafi

Facebook mbyll ‘Fabrikën ruse të Dezinformimit’ ndaj vaksinave kundër COVID-19

Facebook njofton se ka mbyllur një operacion të dezinformimit që përhapte lajme të rreme ndaj vaksinave kundër COVID-19 me bazë në Rusi.

Rrjeti më i madh social e kishte etiketuar operacionin si një “Fabrikë e Dezinformimit”, e cila kërkonte të legjitimonte pretendimet e rreme ndaj vaksinave.

Pjesëmarrësit që u kapën në mashtrim ishin pjesë e një fushate mashtruese të orkestruar nga firma britanike e marketingut “Fazze” që operon jashtë Rusisë.

“Supozimi ishte se pjesëmarrësit në mashtrim nuk do të bënin asnjë nga detyrat e tyre të shtëpisë, por dy prej tyre i bënë ato. Me të vërtetë është një paralajmërim – keni kujdes kur dikush po përpiqet t’ju japë një histori me mashtruese, bëni kërkime nga ana e juaj”, tha udhëheqësi i Departamentit të Inteligjencës së Kërcënimit Botëror në Facebook, Ben Nimmo.

Gjatë muajit korrik, Facebook kishte njoftuar se ka larguar 65 llogari dhe 243 llogari të tjera nga Instagram që ishin të lidhura me fushatën, ku gjithashtu ka ndaluar veprimtarinë e “Fazze” nga platformat e saja.

Lexo po ashtu Kompania e lidhur me Rusinë paguan prodhuesit e videove në YouTube për të përhapur dezinformata rreth vaksinave

Sipas Nimmo, ky operacion i dezinformimit kishte për synim kryesisht Indinë dhe Amerikën Latine, por gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fund të vitit të kaluar, rrjeti i llogarive të rreme u përpoq të nxisë një meme se vaksina e AstraZeneca kundër COVID-19 do t’i kthente njerëzit në shimpanze. Pasi heshtën për pesë muaj, kjo “fabrikë” sulmoi sigurinë e vaksinës Pfizer dhe zbuluan atë që u shpall si një dokument i AstraZeneca i vjedhur nga hakerët.

Fushata përfitoi nga platformat në internet duke përfshirë Reddit, Medium, Change.org dhe Facebook, duke krijuar artikuj dhe peticione mashtruese, pastaj duke u siguruar “influencuesve” lidhje dhe hashtag për të përhapur dezinformimin ndaj vaksinave.

“Në fakt, kjo fushatë funksionoi si një fabrikë dezinformimi ndër-platforma”, tha Nimmo.

Operacioni u ekspozua nga influencerë në Francë dhe Gjermani të cilët vunë në dyshim pretendimet e bëra nga Fazze.

Ekipi i sigurisë në rrjetin social ka parë një tendencë të operacioneve mashtruese të ndikimit që synojnë platforma të shumta të medieve sociale dhe duke u përpjekur të rekrutojnë personalitete të vendosura me ndjekësit për të përhapur mesazhe të rreme. /Telegrafi/