Dominic Ibaos nga Filipinet, pranoi një njoftim në Facebook, ku thuhej se fotografia që postoi pak minuta më parë i është larguar, sepse kishte pamje eksplicite.
Adoleshenti 16-vjeçar, ka thënë se ishte vetëm një këlysh i pafajshëm, që ka ardhur në jetë më herët dhe nuk po i bënte dëm askujt, transmeton Telegrafi.
“Imazhi është i papërshtatshëm dhe nuk i plotëson standardet e komunitetit” ishte njoftimi i zyrtarëve që merret me rregullimit e postimeve dhe i largon ato me përmbajtje të papërshtatshme.
Bazuar në perspektivën prej të cilës është realizuar, këlyshi me trup pa qime dhe me plot rrudha, mund të thuhet se ngjanë paksa me organin gjenital të meshkujve.
“Në çfarëdo forme që e shoh, është vetëm një këlysh, nuk mund ta shoh ndryshe” ka thënë Ibaos, që deshi të ndante me të gjithë gëzimin që u bë edhe me një kafshë tjetër shtëpiake. /Telegrafi/