Site icon Telegrafi

Facebook dhe YouTube bllokojnë llogaritë e separatistëve pro-rusë në Ukrainë

YouTube dhe Facebook kanë bllokuar disa faqe të lidhura me separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore, pasi frika në Perëndim për një ofensivë ruse kundër Kievit vazhdon të rritet.

Disa kanale në YouTube të drejtuara nga grupet separatiste në Republikën e vetëshpallur Popullore të Luganskit (LNR) dhe Republikën Popullore të Donetskit (DNR) tashmë janë të bllokuara.

Kanali i informacionit të Luganskit gjatë ditës së premte ishte i paqasëshëm duke shfaqur mesazhin se, “kjo llogari është mbyllur për shkelje të kushteve të YouTube”.

Po ashtu, disa kanale të tjera separatiste kanë përcjellë të njëjtin mesazh, duke përfshirë ato që i përkasin Ministrisë së Informacionit dhe “Milicisë Popullore” të Donetskit.

Facebook gjithashtu bllokoi faqet e “milicive popullore” të DNR-së dhe LNR-së.

Ukraina ka qenë në luftë me këto grupe seperariste që nga viti 2014, një konflikt që ka marrë jetën e mbi 14 mijë personave.

Vendet perëndimore akuzojnë Rusinë për mbështetjen e rebelëve me armatim, trupa paramilitare dhe financa. /Telegrafi/

Exit mobile version