Telegrafi

Facebook dhe Twitter përsëri para Senatit

Drejtuesit e Facebook dhe Twitter Mark Zuckerberg dhe Jack Dorsey kanë rënë dakord vullnetarisht për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore të Senatit të planifikuar për 17 nëntor.

Sipas njoftimit të komitetit, të mëdhenjtë e rrjeteve sociale do të jenë atje për të dëshmuar në lidhje me platformat e tyre, censurimin dhe shtypjen e artikujve të New York Post, transmeton Telegrafi.

Lajmi vjen një ditë pasi senatorët republikanë votuan për të paditur këta drejtorë në mënyrë që ata të mund t’i përgjigjen akuzave të censurës.

Në mes të tetorit, platformat e mediave sociale ndërmorën hapa për të kufizuar përhapjen e historive nga New York Post.

Facebook më herët njoftoi se po zvogëlonte shpërndarjen e përmbajtjeve, derisa të rishikohej nga partnerët e kompanisë, të cilët duhet të kontrollojnë vërtetësinë e fakteve.

Zëdhënësi shpjegoi se gjithçka është pjesë e procesit standard për zvogëlimin e përhapjes së keqinformimit. Ndërkohë, Twitter ka bllokuar plotësisht ndarjen e URL-ve me këtë përmbajtje, duke cituar udhëzimet e tij ekzistuese rreth materialeve të hakuara. /Telegrafi/