Spektakli i njohur “Your Face Sounds Familiar” ka sjell për publikun edhe një natë tjetër plot surpriza.
Një nga performancat e cila ka goditur më së shumti në natën e sotme (e hënë), ka qenë ajo e këngëtares Beatrix Ramosaj.
Personazhi që Beatrix kishte zgjedhur për ta sjell në imitim këtë javë ka qenë këngëtarja e famshme australiane Sia Furler.
“Chandelier”, ishte kënga e përzgjedhur me të cilën Beatrix do ta sillte në versionin e saj Sian.
Ajo mahniti publikun me interpretimin e saj, gjersa ka lënë të emocionuar edhe jurinë.
Ka qenë Olta Gixhari ajo e cila nuk është mbajtur dot nga emocionet gjatë interpretimit të këngës dhe ka shpërthyer në lot, gjersa të njëjtën gjë ka bërë edhe protagonistja e këngës. /Telegrafi/