Telegrafi

Fabrizio Romano tregon se çfarë duhet të bëj Chelsea për të nënshkruar me Victor Osimhen

Victor Osimhen vazhdon të ketë të ardhmen e tij të paqartë, nëse do të mbetet nga Napoli apo do të largohet në afatin kalimtar veror.

Sulmuesi nigerian është bërë objektiv i top klubeve të mëdha evropiane, derisa Chelsea është favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij.

Gazetari i specializuar për transferimin e futbollistëve, Fabrizio Romano ka treguar se çfarë duhet të bëj gjiganti anglez për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit nigerian.

Lexo po ashtu Chelsea e gatshme ta paguajë klauzolën e Osimhen

“Unë mendoj se Chelsea do të jetë aty për Victor Osimhen , interesi është ende atje”, tha Fabrizio Romano për Caught Offside.

“Ka disa pika thelbësore financiare për t’u zgjidhur përpara se ata të mund të thonë ‘OK’ dhe të shkojnë për të”.

Sulmuesi pritet të largohet nga Napoli këtë verë. Klauzola e tij e lirimit thuhet se është 113 milionë funte.

‘Pikët financiare’ të cilave i referohet Romano janë problemet e Chelseat me balancimin e rezervave pasi shpenzoi 1 miliard funteve për lojtarët që nga fillimi i epokës së Todd Boehly.

Është pohuar se Blutë do të duhet të shesin lojtarët për rreth 100 milionë funte në verë për t’u siguruar që ata janë brenda rregullave të Fair Play-t Financiar.

Këto ‘pika’ të FFP-së nuk janë të lidhura me hetimin e vazhdueshëm për shkeljet e mundshme të epokës së Abramovich. /Telegrafi/