Site icon Telegrafi

Fabrizio Romano tregon gjigantin evropian që e donte patjetër transferimin e Zhegrovës: Lille refuzoi ta shiste

Edon Zhegrova shkëlqeu ndaj Real Madridit, duke u shpallur edhe ‘Lojtari i ndeshjes’ nga UEFA.

Ylli kosovar ishte në qendër të merkatos edhe në afatin kalimtar të verës, por te Lille kanë refuzuar shitjen e tij.

Ka qenë eksperti i transferimeve, gazetari italian Fabrizio Romano që ka konfirmuar se reprezentuesi kosovar ka qenë objektivi kryesor i Juventusit, por që Lille ka refuzuar ta shiste atë në verë.

“Edon Zhegrova, lojtari i ndeshjes për Lille kundër Real Madridit pas një paraqitje të shkëlqyeshme”.

“Ai ishte ndër emrat kryesorë në listën e Juventusit verën e kaluar, por Lille refuzoi ta shiste, tani ai po fluturon sërish te skuadra franceze”, shkroi ndër të tjera gazetari italian.

Edhe skuadra tjetër italiane Roma e donte Zhegrovën në rast të largimit të Paulo Dybalas, por argjentinasi në fund vendosi të qëndronte në Olimpico.

Lexo po ashtu Edon Zhegrova flet pas paraqitjes heroike ndaj Real Madridit: Shpirti i ekipit bëri diferencën ndaj kampionit evropian

Gjithsesi në janar pritet të ketë lum ofertash drejt Lille nga top klubet evropiane për reprezentuesin kosovar. /Telegrafi/ 

Exit mobile version