Telegrafi

Fabrizio Romano konfirmon planin e Mbappes para se t’i bashkohet Real Madridit

Nëse ka një lojtar që po tingëllon shumë fortë për tu bërë pjesë e Real Madridit , ai nuk është askush tjetër përveç Kylian Mbappé. Sulmuesi franez është prioriteti kryesor i verës për Florentino Pérez dhe pjesën tjetër të ekipit drejtues të klubit.

Gjatë viteve të fundit përkundër interesimit të madh të gjigantit madrilen transferimi nuk u bë realitet, ndërsa në vitin 2022 kujtojmë se ai refuzoi mundësinë për të kaluar në Spanjë dhe në vend të kësaj vendosi që të rinovojë me PSG-në.

Duhet theksuar që momentalisht çdo gjë rreth Mbappes dhe asaj që e rreth futbollistin është komplet në pauzë. Në fakt, për të qenë më të saktë, duhet thënë se që prej se u konfirmua largimi i tij në fund të sezonit, gjithçka ka ecur ngadalë.

Lexo po ashtu Mbappe shpjegon arsyen pse nuk ka asnjë mundësi që ai të bashkohet me Arsenalin

Plani i Mbappes para transferimit tek Real Madridi

Megjithatë, tifozët e Real Madridit kanë më shumë arsye për të qenë plotësisht të qetë dhe të lumtur duke ditur se çfarë ka konfirmuar Fabrizio Romano. Gazetari italian është treguar i qartë dhe ka komentuar planet e Kylian Mbappes nga tani deri në fund të sezonit.

Sipas Romanos, ideja kryesore e Mbappe është të përfundojë sezonin me PSG i fokusuar 100 për qind. Kjo do të thotë të mos flas fare për të ardhmen e tij sepse ai nuk dëshiron të destabilizojë klubin ndërkohë që është në garë për të gjithë titujt e mundshëm.

Lexo po ashtu Zbulohet ultimatumi i parë që Real Madridi i ka vendosur Mbappes para transferimit në verë

Kjo duke marrë parasysh se PSG-ja mund të fitojë Ligën e Kampionëve, titullin e kampionit në Francë si dhe Kupën e Francën.

Sidoqoftë, ai edhe një herë tjetër ka theksuar se transferimi i tij tek gjiganti spanjoll sezonin e ardhshëm është i pashmangshëm./Telegrafi/