Site icon Telegrafi

Fabrizio Romano konfirmon planin e Barcelonës për afatin kalimtar veror

Barcelona ka filluar të hartojë planet për afatin kalimtar veror, i cili do të udhëhiqet nga drejtori sportiv Deco. 

Hansi Flick do të jetë i përfshirë dhe ai pritet që të ketë një ndikim të paktën tek një transferim. 

Në javët e fundit, u raportua se Flick është i etur të nënshkruajë me një mbrojtës të djathtë në verë. Barcelona momentalisht i ka Jules Kounde dhe Hector Fort si opsione për atë pozitë, ani pse ky i fundit duket se do të huazohet sezonin e ardhshëm. 

Deco është i përgatitur që ta plotësojë këtë kërkesë dhe sipas raportimit nga Fabrizio Romano, Barcelona po eksploron opsionet e saj në këtë drejtim. 

Bordi i klubit është i kënaqur me Kounde, por ideja është që ai ta ndjejë konkurrencën më shumë sezonin e ardhshëm, teksa një prurje e re do t’i lejonte atij të merrtë më shumë pushim gjithashtu. 

Një nga emrat e përmendur si kandidat i mundshëm është futbollisti rumun Andrei Ratiu i cili aktivizohet në radhët e Rayo Vallecanos. 

Lexo po ashtu UEFA publikon katër ekipet më të shtrenjta në botë – vendi i parë do t’iu shokojë

Deco është një fans i madh i Ratiut, ani pse Flick nuk është i bindur nga aftësitë e tij dhe do të preferonte opsione të tjera. 

Ardhja e një mbrojtësi të djathtë do t’i lejonte gjithashtu Koundes që të luajë në qendër të mbrojtjes, që është pozita e tij natyrale, ani pse Flick tashmë ka aty emra si Pau Cubarsi, Ronald Araujo dhe Inigo Martinez si opsione./Telegrafi/

Exit mobile version