Granit Xhaka është shumë afër marrëveshjes me Arsenalin për të rinovuar kontratën.
Gjatë pjesës më të madhe të verës, por edhe muajt e kaluar, mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën është lidhur me një kalim te Roma.
Në kohën e Euro 2020, pothuajse ishte e kryer që Xhaka të kalonte te Giallorossët, mirëpo në fund asgjë nuk u konkretizua.
Tani, Fabrizio Romano raporton se mesfushori dhe Topçinjtë po arrijnë një marrëveshje deri në vitin 2025.
Bisedimet mes Romës dhe Arsenalit janë ndaluar, pasi këta të fundit nuk kishin interesim që ta shisnin Xhakën.
Skuadra nga Liga Premier po ashtu është duke punuar në transferimin e Martin Odegaard nga Real Madridi, derisa e kishin në huazim në edicionin e kaluar. /Telegrafi/
Granit Xhaka deal, completed and confirmed. Contract signed until June 2025 with increased salary after AS Roma talks collapsed weeks ago. 🔴 #AFC
Arsenal are also working to sign Ødegaard on permanent deal – waiting for ‘green light’ from Real Madrid to submit the official bid. https://t.co/g9INNwnNIt
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 16, 2021