Site icon Telegrafi

Fabrizio Romano jep detaje për të ardhmen e Pogbas, ai do ta ndërpres kontratën me Juventusin

Paul Pogbas i është zvogëluar dënimi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dhe ylli francez pritet në mars të rikthehet në fusha të blerta.

Mesfushori francez nga janari mund të filloj stërvitjet me skuadrën, megjithatë ai nuk do të vazhdoj me Juventusin.

Fabrizio Romano ka njoftuar se Pogba pritet të bie dakord me Juventusin për ndërprerjen e kontratës dhe do të mbetet lojtar i lirë.

“Paul Pogba dhe Juventusi , pritet të bien dakord për ndërprerjen e kontratës pasi ai do të bëhet një agjent i lirë”.

Lexo po ashtu Drejtori i Juventusit tregon nëse do t'i ndërpritet Pogbas kontrata

“Bisedimet do të vijojnë nga nesër pas vendimit të CAS, pasi Paul do të jetë i disponueshëm nga marsi. Paul Pogba gjithashtu mendon se një fillim i ri do të ishte zgjidhja më e mirë për të dhe karrierën e tij”, ka raportuar Fabrizio Romano.

Ndalimi i dopingut të Paul Pogba është ulur ndjeshëm nga katër vjet në 18 muaj pas një apelimi të suksesshëm në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Ky vendim, i shpallur më 4 tetor 2024, lejon Pogba të kthehet në futbollin konkurrues duke filluar nga marsi 2025.

Ndalimi fillimisht u vendos pasi ai rezultoi pozitiv për DHEA, një substancë e ndaluar që rrit nivelet e testosteronit, pas hapjes së sezonit të Juventusit kundër Udineses në gusht 2023./Telegrafi/

Exit mobile version