Telegrafi

Fabrizio Romano e quan të kryer transferimin e Xhakës te Leverkuseni

Granit Xhaka bëhet e ditur se do të largohet nga Arsenali në fund të këtij sezoni.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane ka arritur marrëveshje me Bayer Leverkusenin, raporton Fabrizio Romano.

“Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit”, raporton eksperti i transferimeve.

Lexo po ashtu Revolucion te Arsenali: 10 lojtarë do të shiten në verë, në mesin e tyre edhe Xhaka

“Nuk ka negociata për marrëveshjen e re dhe plan për t’i ndarë rrugët në qershor”.

“Bayer Leverkusen janë në bisedime të avancuara për nënshkrimin e tij – tarifë prej 15 milionë euro. Kushtet personale janë pothuajse të rënë dakord për një marrëveshje katërvjeçare – qershor 2027”, ka shtuar më tej Romano.

Xhaka është i gatshëm që të rikthehet në Gjermani dhe duket se kjo gjë do të ndodhë në korrik. /Telegrafi/