Fabrika e Armaturave të Ndërtimtarisë (FAN) në Podujevë nuk është duke prodhuar asnjë fije hekuri. Kësaj fabrike ka kohë që i është vënë dryni.
FAN-it tashmë nuk po i dihet as pronari i vërtetë. Të dhënat që vijnë nga institucione të ndryshme në Kosovë janë shumë të paqarta për pronësinë e kësaj ndërmarrjeje.
Ai që e kishte privatizuar në vitin 2006 me spin-off special, Agim Deshishku, për disa ditë ka qenë i paqasshëm në numrin që e kishte deri para pak kohësh.
Ndërsa në Gjykatën Themelore në Prishtinë pronar legjitim e njohin kreditorin e Deshishkut, “Raiffaisen Bankë”. E zyrtarët e kësaj të fundit kanë tjetër përgjigje, shkruan Koha Ditore.
Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit thonë se gjithçka sa i përket FAN-it për ta ka përfunduar në vitin 2012, kur kishte përfunduar mbikëqyrja ndaj kësaj ndërmarrjeje e shitur me spin-off special. /Telegrafi/