Shtëpi njëkatëshe, dy, tri, apo edhe më shumë. Kjo është shpeshherë ëndrra e një njeriu. Por, përcjell Telegrafi, nuk është vetëm “lartësia” ajo që shpesh na intereson. Janë kushtet që ofron ajo, gjegjësisht komoditeti.
Gjithsesi, ka të tillë të cilëve nuk u intereson shumë madhësia – atyre u intereson që ajo të jetë e veçantë.
Njëri ndër ta është edhe një arkitekt i cili shpenzoi 45 vjet në konvertimin e fabrikës së rrënuar të çimentos – gjatë Luftës së Parë Botërore – në shtëpinë e tij, dhe rezultati do t’ju lë pa fjalë, përcjell Telegrafi.
Thuhet se ishte viti 1973 koha kur Ricardo Bofill, kishte “rënë në dashuri” me strukturën e madhe të braktisur betoni, që është pranë Barcelonës. /Telegrafi/